Greqi, betohet kryeministri i ri i vendit
Pas marrëveshjes mes tri partive për krijimin e qeverisë së koalicionit, lideri i ND Antonis Samaras mori mandatin e kryeministrit nga presidenti i Republikës.

"Ju mandatoj per krijimin e qeverise se re. Ju uroj sukses, sepse problemet qe keni perpara jane te shumta", iu drejtua presidenti kreut te Demokracise Se Re Antonis Samaras. Ky i fundit premtoi se "qeveria e qendrueshme e koalicionit, do t'i jape vendit stabilitet". Më pas Samaras u betua si Kryeministër i qeverisë, në prani edhe të kryepeshkopit Jeronimos. /albeu.com
Shtuar më 20/06/2012, ora 15:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori