Mbyllet dera e negociatave për Shqipërinë
Greqi / Arrestohet femra që drejtonte organizatën terroriste "Lufta Revolucionare"
Mediet greke kanë shkruar sot se kanë arrestuar një ndër terroristet më të kërkuara.

Sipas burimeve policore, e shumëkërkuara Pola Rupa, një ndër krerët e organizatës terroriste "Lufta Revolucionare", është ndaluar në lagjien "Ajos Dhimitrios", në Athinë.

Mësohet se Rupa nuk ka kryer rezistencë gjatë arrestimit të saj, madje ajo i ka kërkuar autoriteteve që të mos e prekin fëmijën e saj e cila ka qenë e pranishme gjatë momentit të arrestimit.

Pola Rupa, së bashku me bashkëshortin e saj Nikos Maziotis, një anarkist-marksist, përbëjnë dyshen kryesuese të organizatës famëkeqe terroriste "Lufta Revolucionare", që pasoi organizatën e "17 nëntorit" pas arrestimit të anëtarëve të saj në vitin 2003.

Disa anëtarë të kësaj organizate u arrestuan në vitin 2012 dhe u dërguan për gjykim, por vonesa në gjykim dhe tejkalimi i afateve të paraburgimit u mundësoi lirinë çiftit Maziotis-Rupa, të cilët u zhdukën në mënyrë misterioze në vitin 2014.

Nikos Maziotos ra në duart e policisë në verën e vitit 2015, pas përballjes me policinë gjatë një grabitjeje në një bankë, ndërsa Rupa vazhdoi aktivitetin e saj, ku sipas policisë vendase, është e dyshuara kryesore në disa grabitje të armatosura.

Ajo akuzohet se ka patur rol protagonist në tentativën për arratisje të Maziotit dhe bashkëpunëtorëve të tij me helikopter nga burgu i Koridhalos.
Aktiviteti i Rupës vazhdoi deri mëngjesin e së enjtes, kur edhe u ndalua nga antiterrori grek, transmeton "TCH". /albeu.com/


Shtuar më 05/01/2017, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori