Gërdec në Spanjë, shpërthen fabrika kimike (VIDEO)
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur sot Spanjën. Ngjarja ka ndodhur në një fabrikë në qytetin e Paterna, ndërsa mediet raportojnë se shpërthimi ka ndodhur në një fabrikë kimike në zonën industriale Fuente del Jarro.

Mësohet se fabrika punon me klor dhe gaz toksik, që mund të shkaktojë dëmtimin e sistemit të frymëmarrjes, syve dhe lëkurës.

Nga pamjet e publikuara shihet se si shtëllungat e tymit dhe flakët kanë pushtuar qiellin dhe kanë tmerruar banorët pranë.

Në vendngjarje ka arritur menjëherë policia, ambulanca dhe dhjetra zjarrëfikëse ndërsa dhjetra puntorë janë dërguar në spital pasi dyshohet se janë në gjendje të rëndë për jetën.

Ende nuk dihet se pse ka ardhur shpërthimi, por ekspertët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2017, ora 15:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori