U sulmua nga tifozët pasi dëmtoi Wijnaldum, reagon Felix: Para se të gjykoni, duhet të dini

Dëmtimi i Georginio Wijnaldum në stërvitje ka “prishur” paksa atmosferën te skuadra e Romës, pasi holandezi pritet të mungojë gjatë, duke lënë kështu një boshllëk në formacionin e Jose Mourinhos.

Wijnaldum është dëmtuar gjatë stërvitjes me verdhekuqtë, teksa nga tifozët është sulmuar në rrjetet sociale talenti Felix Afena-Gyan, që sipas disave është fajtori që bëri ndërhyrjen e gabuar që solli dëmtimin e mesfushorit.

19-vjeçari ganez është mbrojtur vetë, duke publikuar një “story” në Instagram: “Para se të flisni, provoni të pyesni. Përpara se të nxirrni një përfundim, mundohuni të mësoni faktet. Para se të gjykoni, provoni të mësoni të gjithë historinë”.

Wijnaldum do të kthehet në dispozicion të teknikut Mourinho vetëm në vitin 2023.


Shtuar 22.08.2022 22:02