Grabiti makinën me tre fëmijë, rrihet për vdekje 54 vjeçari
Një burrë është rrahur për vdekje në Filadelfia nga një turmë njerëzish pasi u përpoq të vidhte një makinë së bashku me tre fëmijë brenda.

Erik Hood hyri brenda makinës ndërsa nëna e babai i fëmijëve hynë në një dyqan mbrëmjen e së enjtes. Ata ndoqën mjetin me vrap dhe arritën ta kapnin pasi ngeci në trafik.

Hood sulmoi babanë e fëmijëve dhe iku. Por 54-vjeçari u kap nga një turmë e madhe njerëzish që e rrahën për vdekje, tha policia.

Ai u shpall i vdekur në spitalin Temple University.

Policia po përpiqet të identifikojë sulmuesit e viktimës nëpërmjet kamerave të rrugës, po deri tani nuk është bërë asnjë arrestim.

Fëmijët në automjet nuk u dëmtuan.


Shtuar më 14/07/2019, ora 10:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori