Gorbaçov: Bota po i afrohet rrezikshëm zonës së kuqe
Ish-kreu sovjetik Mihail Gorbaçov ka paralajmëruar se bota po i afrohet rrezikshëm zonëskuqe.

Ai e ka dhënë këtë paralajmërim në një kohë kur tensionet mes Moskës dhe Uashingtonit po përkeqësohen nën sfondin e konfliktit sirian.

"Mendoj se bota po i afrohet rrezikshëm zonëskuqe”, deklaroi Gorbaçov për agjencinë ruse të lajmeve "RIA Novosti".

"Nuk dua të jap receta konkrete, por dua të them se kjo duhet ndërprerë. Ne duhet të rikthejmë dialogun. T'i japim fund atij që ishte një gabim i rëndë", shtoi ai.

Marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit, në nivelin më të ulët pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë dhe të fillimit të konfliktit të armatosur në lindje të Ukrainës në vitin 2014, janë përkeqësuar edhe më shumë pas dështimit të armëpushimit në Siri, që e kishin filluar në shtator dhe që zgjati vetëm një javë. /albeu.com/

Shtuar më 11/10/2016, ora 15:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori