Gorbaçov: Putin dhe Obama po e shkatërrojnë botën
Pëlqej
Njeriu që i dha fund Luftës së Ftohtë është shprehur se Obama dhe Putin janë fajtorë që të dy për krizën e thellë në Ukrainë.

Sipas tij, të dy liderët po kërkojnë te jenë supermat në politikën botërore dhe se inatet personale të tyre po e shkatërrojnë jetesën normale e në paqe të njerëzve, raportojne mediat boterore.

Gorbaçovi ka paralajmëruar se nxitja e konflikteve mes Rusisë dhe SHBA-së mund ta përhapë edhe më tej luftën në Evropën Lindore.

"Ekstremizmi i situatës aktuale globale është rezultat i kryeneçsisë së të dy liderëve, Barack Obabës dhe Vladimir Putinit", ka vlerësuar Gorbaçovi.

Lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov tha se për interes të paqes në Ukrainë, por edhe në mbarë Evropën, duhet që SHBA-ja dhe Rusia të hyjnë në dialog dypalësh. /dionis xhafa - albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori