Goditja fatale/ Makinës i del goma dhe fluturon mbi kokën e motoristit (VIDEO)
Një motoçiklist ka humbur jetën kur një veture i doli rrota nga vendi dhe fluturoi drejt e në kokën e motoçiklistit, që u përplas në tokë derisa po lëvizte me shpejtësi të madhe.

Kjo ngjarje e tmerrshme është filmuar nga një motoçiklist tjetër që po lëvizte prapa viktimës, dhe që kishte të vendosur një kamerë në helmetë.

Incidenti ka ndodhur në një autostradë afër kryeqytetit të Brazilit, Brasilia. Në fillim të videos shihet motoçiklisti duke vozitur, kur befasisht një rrotë fluturon dhe e godet në kokë duke e përplasur për asfalti.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, policia ka konfiskuar veturën e tipit Volksëagen Golf të cilës i kishte fluturuar rrota, dhe nëse konstatohet se ishte faktori njeri dhe neglizhenca që qoi në vdekjen e motoçiklistit, atëherë ai mund të përfundojë prapa grilave për shumë vite.

Jorge Ademir që ka filmuar skenën e frikshme ka deklaruar se nuk kishte pasur kohë të reagojë, pasi që gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.

“Ai përfundoi në asfalt derisa unë arrita të ndal motoçikletën. Në fillim nuk e kuptova se çfarë ndodhi, por më pas u binda se ishte rrota e veturës ajo që ia mori jetën motoçiklistit.
Viktima 42-vjeç nuk është emëruar, ndërsa policia ka refuzuar të japë detaje tjera për të.

Shtuar më 08/06/2018, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori