Goditet një organizatë ekstremiste në Francë, do sulmonin myslimanët
Sulmet e fundit ekstremiste të terroristëve ka shkaktuar edhe rritjen e radikalizmit në të djathtën ekstreme e cila njihet edhe si Islamo-fobe.

Dhjetë persona të ekstremit të djathtë francez u arrestuan dje në mbrëmje me akuzën për veprime të dhunshme kundër fesë myslimane, sipas burimeve të hetimit.

Të 10 personat janë arrestuar në rajone të ndryshme, mes të cilave edhe nga ishulli i Korsikës.

Dyshohet se shefi i kësaj organizate ishte një punonjës policie në pension dhe pjesëtarët e këtij grupi ishin të moshës midis 32-69 vjeç.

Nuk dihen saktë cilat ishin pikësynimet e grupit AFO, por në shikim të parë kishin si objektiv veprime të lidhura me islamin radikal.


Shtuar më 25/06/2018, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori