Goditet në Selanik makina e konsullatës shqiptare me targë diplomatike
Albeu.com
Zedhenesja e Ministrise se Puneve te Jashtme znj Desada Metaj sqaron per shtypin se sot, me datë 31 Janar 2007, është goditur vetura me targë diplomatike 54-4, pronë e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Selanik të Republikës Greke.Një makinë me targë diplomatike, pronë e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Selanik të Republikës Greke, është është goditur një ditë më parë.

Zedhenesja e Ministrise se Puneve te Jashtme znj Desada Metaj sqaron per shtypin se sot, me datë 31 Janar 2007, është goditur vetura me targë diplomatike 54-4, pronë e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Selanik të Republikës Greke.

Sipas ekspertëve të policisë së Selanikut, goditja është kryer me një mbushje artizanale të llojit molotov. Vetura ka qënë pa njerez dhe e parkuar në përputhje me rregullat e qarkullimit rrugor dhe ka pësuar dëmë materiale.

Metaj shpreh bindjen se autorët e këtij akti të shëmtuar do të gjenden dhe do të mbajnë përgjegjësi para drejtësisë. start
Shtuar më 01/02/2007, ora 15:34
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori