Inter kontakte me agjentin e mbrojtësit gjerman

Ditët e fundit ka patur kontakte të reja mes Inter-it dhe Gordnon Stipic, agjenti i Matthias Ginter, 27-vjeçarit që luan  qendror në repartin defensiv të Borussia Moenchengladbach.

Mbrojtësi do të lirohet nga kontrata e tij me klubin gjerman në vitin e ardhshëm dhe djaloshi ka marrë dy propozime nga Anglia dhe një nga Bundesliga, por ideja e interesimit të klubit zikaltër e tundon atë. Futbolli italian është një mundësi e artë për tu rritur në mbrojtje, pasi Seria A shquhet për një repart defensiv të shkëlqyer por gjithashtu Inter është një top klub që nuk mund t’i thuash jo.

Ginter pëlqehet shumë nga zikaltërit dhe është i gatshëm t’i ofrojë një pagë prej 2.5 milion euro, por agjenti i lojtarit aktualisht kërkon 3.5 milion euro për klientin e tij dhe së shpejti pritet një takim tjetër./h.ll/albeu.com


Shtuar 15.12.2021 10:04