Godet tajfuni shkatërrimtar, uji merr para njerëz dhe makina
Tajfuni Tapah goditi brigjet e Koresë së jugut, duke sjellë shkatërrime të mëdha.

Autoritetet thanë se 21 persona u plagosën nga rënia e pemëve, shembja e disa mureve rrethuese si dhe dëmtimet e shtyllave të mëdha elektrike.

Erërat arritën një shpejtësi prej 162 kilometrash në orë dhe tani po lëvizin drejt brigjeve perëndimore të Japonisë. Vetëm në Korenë e Jugut u anuluan 359 fluturime. 410 të tjera janë anuluar në Japoni, duke lënë nëpër aeroporte rreth 5 mijë pasagjerë.

Autoritetet japoneze kanë pezulluar pjesërisht lëvizjen e trenave ndërsa kanë mbyllur disa autostrada si pjesë e masave për të parandaluar pasojat fatale tek njerëzit.
Shtuar më 23/09/2019, ora 14:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori