Global Post / Emigrantët burra dhe adoleshentë shiten për 2 euro në kampet greke
Vazhdon të thelloht kriza e emigrantëve sirian nëpër kampet ku ata jetojnë.

Së fundmi, probleme të mëdha sociale kanë përfshirë edhe kampet e emigrantëve në Greqi.

Dhjetëra emigrantë nga Siria dhe Afganistani janë detyruar të shesin trupin e tyre vetëm për 2 euro për të mbijetuar në rrethinat e Athinës.

Sipas një raporti të Global Post, burrat, mes tyre edhe të rinj adoleshentë, nisin të prostituojnë menjëherë sapo arrijnë në kryeqytetin grek për të fituar para në mënyrë të shpejtë. Pjesa më e madhe e këtij aktiviteti është i përqendruar në lagjen Fylis të Athinës.

Teksa një pjesë kërkon 30 euro, shumë prej tyre pranojnë edhe më pak se dy euro pasi kanë turp të kërkojnë më shumë. Prostituimi i femrave në kampet e klandestinëve në Evropë është problematikë e njohur, por sa i përket prostituimit të meshkujve deri tani është folur pak. Prostitucioni në Greqi është i ligjshëm vetëm nëse ushtrohet në shtëpi publike, por tashmë ai është shtrirë në rrugë dhe parqe publike. Një emigrant i ri afgan, Abdullah, thotë se ka shitur veten e tij i kushtëzuar nga rrethanat.

“Nuk kisha as 20 cent në xhep, isha i dëshpëruar, nuk dija ç’të beja, ndaj dhe u detyrova të ndërmarr këtë zgjidhje”, thotë ai, duke shtuar se e “vetmja shpresë është hapja e kufirit, pasi ai nuk ka para për të shkuar askund”.

Sipas statistikave të agjencisë së refugjatëve në OKB, UNHCR, që nga janari i 2011, pothuajse 10 mijë azilkërkues pakistanezë dhe rreth 6 mijë sirianë kanë kërkuar strehim në Greqi. Sipas shifrave të publikuara nga Komisioni Evropian, më pak se 2 për qind e emigrantëve në Greqi kanë lëvizur deri tani për në vendet e tjera evropiane.
Shtuar më 08/06/2016, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori