Gjysma e popullatës së botës posedon celularë
Albeu.com
Sipas pohimeve të ITU, organ i OKB-se, i cili merret me teknologjitë komunikuese dhe informuese, numri i shfrytëzuesve të telefonave celularë në fund të vitit 2007 ka arritur shifrën prej 3.3 miliardësh.Numri më i madh i shfrytëzuesve të telefonave celularë është shënuar në vendet në zhvillim, e në mesin e tyre avancojnë ato afrikane me rritje prej 39 për qind në vit për periudhën 2005 deri në 2007, derisa në periudhën e njëjtë kohore Azia ka shënuar rritje prej 28 për qind në vit. Rritjes së numrit të shfrytëzuesve më së shumti i kanë kontribuar India dhe Kina me 154 dhe përkatësisht 143 milionë shfrytëzues të rinj. Rritja globale e numrit të shfrytëzuesve të telefonave celularë gjatë vitit të fundit shënon 22 për qind.

Telefonat celularë në Afrikë janë mjet dominues i komunikimit – madje 90 për qind e linjave telefonike në këtë kontinent janë mobile. Për shkak të infrastrukturës së pazhvilluar vendet kanë vendosur në zhvillimin e rrjeteve mobile të cilat janë më të lira për vendosje për dallimin nga rrjetat klasike me kabllo, e mu për këtë rritja e shfrytëzuesve të linjave fikse në periudhën në mes vitit 2005 e 2007 ka qenë më i vogël se një për qind.

Mirëpo qasja në internetin broadband është e kufizuar në vendet pa infrastrukturë fikse për shkak të kapacitetit më të ulët të rrjeteve mobile, që aktualisht paraqet problem, prandaj ITU u bën apel këtyre vendeve në zhvillim të zhvillojnë infrastrukturën e duhur. (telegrafi)
Shtuar më 28/05/2008, ora 18:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori