Gjysma e banorëve të BE-së nuk kanë llogari bankare
Albeu.com
Thuajse gjysma e banorëve të Bashkimit Evropian (BE), ose më saktësisht 47 për qind, nuk kanë llogari bankare, përderisa në vendet e vjetra anëtare kjo përqindje arrin 20 për qind.Këtë e tregon hulumtimi i kryer nga Komisioni Evropian për qasje të qytetarëve deri te shërbimet financiare.

Evrokomesari për punësim dhe çështje sociale, Vlladimir Shpidël, paralajmëroi se i ashtuquajturi ekskluzion financiar, gjegjësisht, qasja e pamjaftueshme deri te shërbimet adekuate financiare, i pamundëson qytetarët që tërësisht të kyçen në shoqërinë.

Mirëpo, në 15 vendet e vjetra anëtare të Bashkimit, pesë prej qytetarëve nuk mund të paguajnë përmes llogarive për shkak se nuk i kanë ato.

Lidhur me anëtaret e reja të Bashkimit, mund të thuhet se me ekskluzionin financiar përballet një e treta e popullatës.

Këto probleme kryesisht kanë të bëjnë me ata qytetarë që kanë të ardhura të vogla, si dhe personat e vjetër. (Makfaks)
Shtuar më 30/05/2008, ora 20:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori