Gjyshja vret me thikë nipin në SHBA
Pëlqej
Një krim i tmerrshëm brenda familjes ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një gjyshe, pasi ka mbyllur nipin e saj në banjo, ka nisur ta godasë atë me thikë, derisa e ka lënë të vdekur në vend.

Gjyshja 63-vjeçare, Martha White nga Killearn Lakes Plantation, në Florida po kujdesej për nipin dhe për vëllanë e tij.

Dy fëmijët po loznin me videogame, kur gjyshja i ndërpreu duke iu thënë se kishte një suprirzë për ta. Ajo tërhoqi në banjo të voglin Mason Rhinehart, mbylli derën dhe e qëlloi disa herë me thikë në kraharor.

“Nuk dua të vdes, të lutem mos më vrit”, mësohet të ketë bërtitur i vogli, sipas dëshmisë së vëllait të madh, i cili gjatë krimit tentoi të hapte derën por pa rezultat.

Pas arrestimit nga policia, gjyshja tha se e ka vrarë pasi që "ishte lodhur me të". /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 10:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori