Gjyshi me shtëpinë me vlerë 400 mijë dollarë shkaktoi terrorin në Las Vegas (FOTO LAJM)

Të paktën 50 persona u vranë dhe më shumë se 200 u plagosën në ngjarjen e rrugës 91 në afërsi të Mandalay Bay Hotel.

Autori i sulmit është një 64-vjeçar i quajtur Stephen Paddock.
Duke njoftuar për zbulimin e identitetit të tij, Sherifi i Las Vegas Joseph Lombardo tha se policia kishte gjetur shumë armë në dhomë, duke përfshirë pushkë e armë të tjera të ftohta ndërkohë që pritet të kontrollohet edhe shtëpia e tij.

Lombardo tha se Paddock ka lindur më 9 prill 1953, duke shtuar se jetonte në një shtëpi me dy dhoma gjumi, një shtëpi me vlerë 396,000 dollarë në Mesquite, 80 milje në verilindje të Las Vegas, pranë kufirit shtetëror të Arizonës. Mediat lokale thanë se ai kishte jetuar më parë edhe në Reno, Nevada, Kaliforni dhe Florida. Policia më parë tha se nuk besonin se autori ka lidhje me grupet militante. /albeu.com/

Shtuar më 02/10/2017, ora 15:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori