Gjyqi ndaj Mubarak drejtë fundit
Ka vijuar edhe për ditën e sotme gjyqi për ish-presidentin e Egjiptit, Hosni Mubarak i cili është drejtë fundit. Pas afro gjashtë muaj sencash dëgjimore tashmë gjyqi po shkon drejtë dhënies së dënimit ndërsa Mubarak mund të dënohet me dënim të përjetshëm.

I njëjti dënim mund të vendoset edhe për ish-ministrin e Brendshëm, Habib al-Adly dhe 6 zyrtarë të tjerë të policisë, të cilët kanë qenë bashkëpunëtore. Gjatë këtij procesi gjyqësor të pandehurit kanë hedhur poshtë akuzat për vrasjen e protestuesve. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2012, ora 13:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori