Gjyqi ndaj Mladic, thirren 400 dëshmitarë
Janë mbi 400 persona që do të dëshmojnë në gjyqin ndaj ish-liderit të serbëve të Bosnjës në Hagë, Ratko Mladiç. Ai përballet me 11 akuza për krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnje në vitet 1992-'95. Lista e publikuar nga prokuroria përfshin të mbijetuar, gazetarë dhe personel të trupave të huaja ushtarake. Ditën e hënë, prokurorët kërkuan falje pasi nuk i kishin dorëzuar mbrojtjes provat, duke vonuar kështu gjyqin.

mbijetuarit e luftës do të dëshmojnë mbi kushtet në kampet e vdekjes, përfshi këtu edhe rrahjet, keqtrajtimet e vrasjet e të burgosurve. Rreth 150 do të jenë personalisht në gjyq, ndërsa të tjerë do të dorëzojnë deklarata me shkrim. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2012, ora 19:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori