Gjyqi i Milloshevic është paguar nga Sadam Husein
Ish-udhëheqësi i Irakut, Sadam Husein, ka ndihmuar financiarisht Sllobodan Millosheviçin gjatë gjykimit në Hagë. Deklarata është bërë nga ish-avokatja e diktatorit irakian, Bushra Halil e cila deklaroi se Husein kishte ndihmuar financiarisht presidentin e rrëzuar të Jugosllavisë.

“I tërë procesi ka kërkuar shpenzime të mëdha. Avokatët kanë kushtuar shumë dhe Husein, duke e ndjerë se çfarë do të ndodhte, ka vendosur të mbështesë presidentin e rrëzuar të Jugosllavisë”, ka thënë Halil për mediat. Sipas saj shkelja e sovranitetit ka nisur në Jugosllavi. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2012, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori