Gjykata turke vendos për ekstradim në Shqipëri të Aldo Bares
Albeu.com
Gjykata e Krimeve të Rënda në Ankara ka vendosur për ekstradimin në Shqipëri të kryetarit të Bandës së Lushnjes Alfred Shkurti ose i njohur ndryshe si Aldo Bare.Kanë marrë pjesë në seancën gjyqësore të zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda të Ankarasë avokati Xhemil Xhan së bashku me klientin e tij.

Burime nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Ankara, kanë bërë të ditur pë gazetën Start se Xhan ka thënë gjatë seancës se klienti i tij akuzohet per çeshtje politike dhe se Kryeministri aktual Sali Berisha ka armiqësi personale me klientin Shkurti (Bare). Ai ka kërkuar që klienti i tij të ekstradohet për në Itali pasi dhe që andej ai kërkohet për akuza se ka trafikuar lëndë narkotike.

Avokati Xhan ka pretenduar se Ministria e Drejtësisë me qëllim nuk e ka dërguar kërkesën e Italisë në Gjykatë, dhe kështu nëse klienti i tij do ekstradohej në Shqipëri atij do ti cenohej dhe rrezikohej jeta.

SÝpas të njëjtave burime zyrtare nga gjykata e Ankarasë, Kryetari i gjykatës, Oktay Saday, duke u bazuar në Marrëveshjene të të drejtave të njeriut ne Evropë për çështjen e e ekstradimit të fajtorëve dhe duke u bazuar gjithashtu në lidhje me nenin 18/4 për kthimin e të dënuarve sipas ligjeve të shtetit Turk vendosi të deklarojë për ekstradim në Shqipëri të Aldo bares.

Kryetari i gjykatës Saday duke theksuar se vendimin e fundit në lidhje me ekstradim ka për ta marrë Këshilli i i Ministrave ne Turqi, vendosi që deri sa të jepet vendimi të vazhdojë të jetë në masë arresti. start
Shtuar më 05/04/2007, ora 16:19
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori