Gjykata Supreme: Parlamenti britanik vendos për “Brexit” e jo kryeministrja
Gjykata Supreme e Britanisë së Madhe ka vendosur lidhur me të drejtën kushtetuese të nisjes së procedurave për daljen nga Bashkimi Evropian. Sipas vendimit të publikuar pak më parë, është Parlamenti ai që duhet të japë aprovimin për nisjen e shkëputjes formale.

Kryeministrja, Theresa May nuk mund të fillojë bisedimet me Bashkimin Evropian deri në momentin kur deputetët të shprehin mbështetjen e tyre përmes votës që prit të ndodh para datën 31 Mars.

Organi më i lartë gjyqësor i Britanisë së Madhe, hodhi poshtë argumentet e qeverisë se May do të mund thjesht ta përdorte pushtetin ekzekutiv, të njohur si “privilegj mbretëror” për ta thirrur Artikullin 50 të Traktatit të Lisbonës të BE-së dhe të nisë bisedimet dyvjeçare për shkurorëzim.

Megjithatë, gjykata i refuzoi argumentet se kuvendet e deleguara të Britanisë së Madhe në Irlandën Veriore, Skoci dhe Uels duhet të japin miratimin e tyre para se të thirret Artikulli 50.

“Referendumi është i një rëndësie të jashtëzakonshme politike, por Akti i Parlamentit i cili e thelëmoi atë nuk kishte thënë se çfarë duhet të ndodhë si pasojë,” ka thënë Presidenti i Gjykatës Supreme, David Neuberger.
Shtuar më 24/01/2017, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori