Gjykata supreme e Italisë shpall fitoren e Prodit
Albeu.com
Gjykata supreme në Itali ka bërë të ditur se e majta e qendrës e drejtuar nga Romano Prodi ka fituar zgjedhjet e përgjithshme në Itali. Gjykata çertifikoi rezultatet e zgjedhjeve si të vlefshme pas një rishikimi që i bëri zgjedhjeve përfshirë edhe 5 mijë fletë votimi të diskutuara.Gjykata tha se e majta e Prodit kishte fituar 24 mijë vota më shumë se e djathta e Silvio Berluskonit në dhomën e ulët të parlamentit.
Shtuar më 20/04/2006, ora 14:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori