Gjykata Serbe e krimeve te luftes denon 4 para-ushtaraket serbe
Albeu.com
Ne video, paraushtaraket degjohen duke vene ne loje myslimanet e Bosnjes perpara se t’i qellojne ne koke. Ky eshte dhe gjyqi me I madh I luftes qe mbahet nga serbet kunder shtetasve te saj.Gjykata e krimeve te luftes ne Serbi ka denuar me burg kater paraushtaraket serbe te cilet u filmuan teksa qellonin me plumb kokes gjashte myslimanet e Bosnjes. Drejtuesi I njesise serbe ‘Akrepat’ dhe njeri nga bashkepunetoret e tij me te afert u denuan me nga 20 vjet secili ndersa dy te tjeret u denuan njeri me 13 vjet dhe tjetri me pese vjet burg. Nje tjeter ushtar u shpall I pafajshem per masakren e Srebrenices, qe ndodhi ne Bosnje ne korrik te vitit 1995. Kjo eshte hera e pare qe nje gjykate ne Serbi shqyrton ceshtjen e masakres se Srebrenices, ku humben jeten afro 8000 vete. Ky eshte dhe gjyqi me I madh I luftes qe mbahet nga serbet kunder shtetasve te saj. Ne video, paraushtaraket degjohen duke vene ne loje myslimanet e Bosnjes perpara se t’i qellojne ne koke. Kaseta e regjistruar eshte pare edhe ne gjykaten e Hages ne qershor te vitit 2005 kunder Sllobodan Milloshevicit. news24
Shtuar më 11/04/2007, ora 09:38
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori