Gjykata gjermane miraton ekstradimin e Puigdemontit
Pëlqej
Gjykata rajonale në Schleswig-Holstein të Gjermanisë, sot ka miratuar ekstradimin në Spanjë të ish-udhëheqësit të Katalonjës, Carles Puigdemont.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës, theksohet se është miratuar ekstradimi i Puigdemontit në bazë të akuzës për shpërdorim të fondeve publike, por kjo përjashton ekstradimin në bazë të akuzës për rebelim, pasi kjo nuk është në përputhje me ligjin gjerman.

Ai u arrestua më 25 mars në Gjermaninë veriore, pasi autoritetet spanjolle lëshuan edhe një urdhër evropian për arrestimin e tij lidhur me nxitjen e trazirave, kryengritje dhe shpërdorim të fondeve publike.

Puigdemont vitin e kaluar udhëhoqi seancën e Parlamentit të Katalonjës ku deputetët votuan për shpalljen e pavarësisë nga Spanja.
Shtuar më 12/07/2018, ora 19:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori