Gjykata gjermane dënon me burg të përjetshëm dy ish-spiunë jugosllavë
Gjykata gjrmane ka dhënë masën e dënimit me burgim të përjetshëm për dy ish-shefat e inteligjencës jugosllave.

Ata akuzohen se kanë orkestruar vrasjen e një disidenti jugosllav në shtetin gjerman para tre dekadave, për të cilin Gjermania ka kërkuar ekstradimin e tyre.

Joosip Perkoviq 71 vjeç dhe Zdravko Mustaq 74 vjeçar, janë të dy ish-zyrtarë të rëndësishëm në shërbimin sekret komunist të Jugosllavisë, të shpallur fajtor për bashkëpjesëmarrje në vrasjen e Stjepan Durekoviq.

Durekoviq, ishte gjetur i vdekur në një garazh në qytetin Qolfratshausen në 1983.

Kroacia i ekstradoi të dy të akuzuarit në vitin 2014, pas presionit të madh të Gjermanisë.

Prokurorët kanë pohuar se vrasja e Durekoviqit ishte urdhëruar nga një politikan udhëheqës jugosllav, që të mos demaskonte aktivitetin ilegal të birit të tij në kompaninë shtetërore të naftës, INA, transmeton "Reuters". /albeu.com/

Shtuar më 03/08/2016, ora 11:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori