Gjendet e pajetë në anë rrugës një grua në Shkodër, ka shenja dhune (VIDEO)

Në bypass-in e Shkodrës, një grua është gjetur pa shenja jete. Mosha dhe identiteti i saj nuk dihen ende, ndërsa nga këqyrja paraprake e trupit i janë konstatuar shenja dhune në fytyrë, kokë dhe trup.

37-vjeçarja, nga komuniteti rom, është gjetur rreth 50 metra në krah të rrugës, në një zonë të pyllëzuar.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:05, në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, në ByPass, në afërsi të një kanali, është gjetur pa shenja jete një shtetasja L.Q (K)  37 vjeçe, lindur në Tropojë e banuese në Dobraç, Shkodër.

Trupi është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon  puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sqarojmë se më datë 18 .05.2022, motra e kësaj shtetasesje ka bërë kallzim në Komisariatin e Policisë Shkodër, se më datë 08.05.2022, shtetasja L.Q (K),  ishte largar nga banesa, pasi kjo shtetase jetonte në Dobrac, në banesën e motrës së saj.


Shtuar 31.05.2022 17:45