Gjykata bllokon urdhrin për ndalimin e myslimanëve, Trump: Po ndodhi gjë, fajin e kanë gjykatat
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është hedhur në sulm kundër gjykatësit që bllokoi urdhrin e tij të udhëtimit për shtetasit e shtatë vendeve me shumicë myslimane, duke thënë se "po ndodhi ndonjë gjë", fajin do ta kenë gjykatat.

Nga ana tjetër, Trump ka urdhëruar autoritetet kufitare t'i kontrollojnë me shumë kujdes njerëzit që hyjnë në Shtetet e Bashkuara, dhe sidomos ata që hyjnë nga vendet e përfshira në dekretin që u refuzua nga gjykata Federale e Apelit.

Gjykata e Qarkut të 9-të e Apelit në San Fransisko, vendosi që shtetasit të pajisur me viza amerikane nga Iraku, Irani, Siria, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni u lejohet hyrja në SHBA. /albeu.com/

Shtuar më 06/02/2017, ora 10:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori