Gjykata bllokon urdhrin e Trump për emigrantët
Një gjykatë në Seattle ka vendosur një bllokim kombëtar të përkohshëm mbi urdhrat ekzekutivë të firmosur nga Trupm që të cilën ndalojnë udhëtarët që vijnë nga 7 vende kryesisht myslimane.

Gjykatësi federal James Robart vendosi kundër pretendimeve të avokatëve qeveritarë se shtetet amerikane nuk mund të kundërshtojnë urdhrin ekzekutiv të zotit Trump.

Javën e kaluar, ky urdhër shkaktoi protesta dhe kaos në aeroportet amerikane.

Zyrtarët e doganave i kanë thënë linjave ajrore amerikane që ato mund të pranojnë udhëtarët e ndaluar, por administrata mund t’i bllokojë ata sërish nëse fiton ndalimin emergjent.

Departamenti i Drejtësisë thotë se do të apelojë kundër vendimit të gjykatës së Seattle. /albeu.com/

Shtuar më 04/02/2017, ora 16:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori