Gjykata amerikane: Ted Cruz është qytetar i lindur amerikan!
Një gjykatë në Nju Gjersi të ShBA-ve ka marrë vendimin se kandidati republikan shpresëdhënës për president të ShBA-ve, Ted Cruz është një qytetar i lindur amerikan, sipas Kushtetutës dhe gjithashtu Cruz mund të garojë në zgjedhjet primare në qershor të këtij viti

Disa qytetarë e kanë sfiduar pranueshmërinë e senatorit të Teksasit për të garuar për president, transmeton Gazeta Express.
Cruz ka lindur në Kaliforni, babai kubanez, ndërsa nëna amerikane.

Por, gjyqtari Jeff Masin, nënvizoi se Cruz i ka plotësuar kushtet kushtetuese për të garuar për president.

Tani, guvernatori Kim Guadagno, pritet ta rishikojë vendimin./Albeu.com/
Shtuar më 13/04/2016, ora 13:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori