Gjurmë radioaktive në Europë, SHBA merr masat
SHBA-ja pritet të dërgojë një aeroplan ushtarak për "zbulime bërthamore" për të izoluar burimin e rrezatimit, i cili ka habitur autoritetet evropiane. Sipas medieve ndërkombëtare, mësohet se në shtatë vende të Evropës, janë zbuluar burime radioaktive.

Rritja e niveleve të rrezatimit, që u gjet në zonat e ulëta të atmosferës së Evropës, janë zbuluar për herë të parë në fillim të janarit në veri të Norvegjisë, shkruan "Euronews", ndërsa instituti francez për zbulime bërthamore thekson se rrezatimet e zbuluara nuk paraqesin asnjë kërcënim për shëndetin, por kjo është hedhur poshtë nga të tjera institucione homologe.

Shtetet në të cilat janë gjetur gjurmë të shumta radioaktive janë: Finlanda, Polonia, Republika Çeke, Gjermania, Franca dhe Spanja. /albeu.com/


Shtuar më 24/02/2017, ora 14:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori