Zjarri “përpin” makinën në Llogara (VIDEO)

Një makinë është shkrumbuar nga flakët në Llogara.

Bëhet fjalë për një automjet tip “Ford” me drejtues shtetasin A.K.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë –  Një makinë është shkrumbuar nga flakët gjatë mëngjesit të sotëm në Llogara. Sipas policisë rreth orës 07:00 në Llogara, ka marrë flakë në lëvizje, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. K.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./albeu.com/