Gjukanoviq: Sa herë që serbët e kanë konstruktuar politikën, janë shkaktuar lufta e shkatërri
Pëlqej
Albeu.com
Kryeministri malazez Milo Gjukanoviq deklaroi se përzierja e pushtetit serb në politikën e vendeve fqinje, tashmë i takon së kaluarës.Gjithëherë kur politikën në ish Jugosllavinë e kanë konstruktuar serbët, janë shkaktuar vetëm luftëra e shkatërrime, tha kryeministri Gjukanoviq.

Ai reagoi kështu ndaj deklaratës së homologut të tij serb Koshtunica, i cili ka thënë se vetëm gjysma e qytetarëve të Malit të Zi mund ta votojnë pavarësinë e kësaj republike. rtk
Shtuar më 05/02/2006, ora 14:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori