Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor do të rrezikohej po që se shteteve të këtij rajoni nuk u lejohet anëtarësimi në Bashkimin Evropian, tha kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.Ai theksoi se problemet aktuale me të cilat ballafaqohen vendet kandidate për anëtarësim në BE, siç janë Bosnja, Kroacia dhe Maqedonia, po “mbysin” përpjekjet për t’i tejkaluar çështjet e trashëguara nga luftërat e viteve të 90-ta në rajon.
Shtuar më 23/07/2009,
ora 22:31