Gjukanovic akuzon rende Serbine
Albeu.com
Zyrtarët e drejtësisë së Serbisë dhe të Malit të Zi janë takuar sot në Beograd, në përpjekje për ta zgjidhur mospajtimin në rritje lidhur me trafikantin e drogës, Darko Shariq, i cili është në arrati.
Ai është i akuzuar për përpjekje për kontrabandimin e 2,7 tonëve të kokainës nga Amerika Jugore në Evropë, nëpër Ballkan. Ai është në arrati prejse transporti i drogës u zbulua nga agjentët, vitin e kaluar.
Serbia e akuzon Malin e Zi për strehimin e Darko Shariqit, por kryeministri Milo Gjukanoviq tha dje se është Serbia ajo që i mbron kriminelët, e jo Mali i Zi. (qik)
Shtuar më 26/02/2010, ora 18:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori