Gjuajtësit izraelitë, në shënjestër avionin e Blerit
Albeu.com
Mund të transformohej në një tragjedi një fluturim rutinë i mediatorit ndërkombëtar, Toni Bler, kur dy pilotë izraelitë kërcënuan të rrëzonin avionin privat, mbi të cilin udhëtonte ish-kryeministri britanik.Mund të transformohej në një tragjedi një fluturim rutinë i mediatorit ndërkombëtar, Toni Bler, kur dy pilotë izraelitë kërcënuan të rrëzonin avionin privat, mbi të cilin udhëtonte ish-kryeministri britanik dhe që ishte drejtuar për në Sharm el Sheik, ku edhe do të merrte pjesë në një konferencë mbi investimet private në territoret arabe. Siç shkruan "The Times", piloti i avionit privat nuk kishte kontaktuar me kontrollorët e trafikut ajror izraelit. Si pasojë, janë ngritur menjëherë në fluturim dy avionë ushtarakë dhe vetëm kur raketat ajër-ajër kanë vënë nën shënjestër avionin privat të Blerit, komandanti ka thirrur kullën e kontrollit. As Bler dhe as pasagjerët e tjerë nuk janë informuar për çfarë po ndodhte, por janë vënë në dijeni vetëm pasi kanë lexuar lajmin në gazeta. Forcat e armatosura izraelite nuk kanë komentuar ngjarjen, ndërsa burime sigurie kanë nënvizuar se është ndjekur procedura standarde në rastet e mungesës së identifikimit. Por, fatmirësisht, gjithçka ka shkuar mirë dhe ish-kryeministri Bler ka shpëtuar për fije të perit. (Shqip)
Shtuar më 24/05/2008, ora 18:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori