Gjeti të pajetë motrën pas një javë kërkimesh, mesazhi prekës i të vëllait (FOTO LAJM)

Trupi i vajzës britanike Amelia Bambridge u gjet duke lundruar sot pranë kufirit Thai, në një det të Kamboxhias. Ajo kishte shkuar për pushime në vendin e largët aziatik dhe u deklarua e zhdukur prej 24 tetorit.

Vëllai i saj Harry, i cili udhëtoi për ta gjetur, konfirmoi identitetin e saj, pasi trupi i pajetë u mor për autopsi.

Bambridge ishte parë për herë të fundit në një festë plazhi në ishullin Koh Rong.

Motra e viktimës, Sharon Schultes foli gjithashtu për momentin e tmerrshëm kur mësoi për vdekjen e 21-vjeçares.

Kurse vëllai zemërthyer, i Amelia Bambridge, i ka kushtuar një mesazh ngushëllimi emocional motrës së tij, pasi ajo u gjet e vdekur në brigjet e Kamboxhias.

Trupi i saj u gjet në det pranë kufirit Thai, më shumë se 35 kilometra nga ishulli Koh Rong.

Ajo ishte parë për herë të fundit e gjallë tetë ditë më parë dhe me qindra policë u vënë në kërkim të saj. Hetimet nuk kanë gjetur ende arsyen dhe rrethanat e vdekjes së vajzës.

I vëllai, Harry Bambridge, ishte ai që konfirmoi identitetin e saj sot. "E kam parë vetë atë dhe mund të konfirmoj se është motra ime e vogël Amelia," shkroi Bambridge në Facebook.

"Më vjen keq për të gjithë miqtë dhe familjen e saj. Nuk doja asgjë më shumë sesa të kthehesha bashkë me të dhe ajo të ishte gjallë."

"Dhe më vjen keq për ty Amelia Bambridge, pjesa tjetër më takon mua, kur të takohemi përsëri në parajsë."
Shtuar më 31/10/2019, ora 17:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori