Gjermania vendi me reputacionin më të madh në botë
Gjermani është shteti me reputacionin më të madh në botë, tregon sondazhi i institutit "Globsken", i zbatuar mes banorëve të 27 vendeve. Sipas anketës, në të cilën morën pjesë 28 600 persona, në vend të dytë gjendet Britania e
Madhe dhe më pas Kanada, BE-ja në përgjithësi, Japonia dhe Franca. Media gjermane shkruan se 62 për qind e të anketuarve kanë thënë se Gjermania është vendi që ka ndikimin më pozitiv në botë.

Veçanërisht reputacion të mirë Gjermania ka në Itali, ku pothuajse 90 për qind e të pyeturve konsiderojnë se Gjermania është vend me ndikimin më pozitiv, ndërkohë që këtë mendim në Francë e kanë 84 për qind e të pyeturve.Në vend të fundit është Irani, pasi 59 për qind e të anketuarve thonë se ndikimi i tij në botë është negativ.
Shtuar më 08/03/2011, ora 21:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori