Gjermania thotë se nuk ka prova se sulmi në Münster kishte lidhje me islamin
Sipas Ministrit të Punëve të Brendshëm në Gjermani, Herbert Reul, nuk ka indikacione se sulmi i sotëm në qytetin e Münster ka prapavijë islamike.

Tre persona kanë vdekur ditën e sotme në qytetin perëndimor gjermanMünster, kur një makinë hyri në turmën e njerëzve që ishin ulur në tarracën e një restoranti. Në mesin e viktimave është edhe shoferi, i cili qëlloi vetën me armë.

Dy të vdekurit raportohet se ishin punonjës të lokalit ‘Kiepenkerl’, një vend ky i frekuentuar shumë.

Por kjo ngjarje po raportohet të mos ketë lidhje me terrorizmin.

Ministri i Brendshëm gjerman Herbert Reul tha se sulmuesi ishte qytetar gjerman.

“Aktualisht nuk ka asgjë që do ta lidhte rastin me islamizmin”, citohet të ketë thënë ai. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2018, ora 22:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori