Gjermania-Serbise: Nese deshiron perkrahje, ndrysho politiken ndaj Kosoves
Albeu.com
Politologu gjerman Bodo Weber ka vlerësuar sot se Gjermania do ta mbështes kandidaturën e Serbisë për anëtarësim në BE nëse Beogradi ndryshon politikën ndaj Kosovës dhe nëse e dorëzon Ratko Mladiqin në Tribunalin e Hagës."Nëse Serbia e ndryshon politikën shtetërore ndaj Kosovës dhe nëse e dorëzon sivjet Ratko Mladiqin në Hagë, as Gjermania në këto rrethana nuk do të kishte mundësi që të pengojë BE-në gjatë dhënies së statusit të kandidatit për Serbinë”, ka thënë Weber për Radio DW në gjuhën serbe, me rastin e vizitës së nënkryetarit të Qeverisë së Serbisë, Bozhidar Gjeliq në Berlin.
DW ka vlerësuar se gjermania nuk do të përkrahë kandidaturën e Serbisë për në BE, por as ratifikimin e marrëveshjes për stabilizim asocim për dy shkaqe. Arsyeja e parë sipas DW, siç raporton gazeta serbe Blic, është ajo pse Serbia nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës dhe arsyeja e dytë është bashkëpunimi i pamjaftueshëm me Tribunalin e Hagës.
Politikologu Weber ka thënë se ekziston simbolikë e rëndësishme në faktin pse kësaj radhe në Gjermani për vizitë nuk vie ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq.
“Nuk është i çuditshëm fakti pse kësaj radhe nuk ka ardhur në Gjermani ministri i Jashtëm Vuk Jeremiq, i cili me paraqitjet e tija nacionaliste në muajt e fundit relativisht e ka larguar Serbinë nga BE-ja” ka thënë Weber për DW.
Shtuar më 04/05/2010, ora 04:18
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori