Më shumë se gjysma e gjermanëve kundërshtojnë dërgimin e raketave me rreze të gjatë në Ukrainë

Shumica e gjermanëve kundërshtojnë dërgimin e raketave të me rreze të gjatë në ushtrinë e Ukrainës për t’iu kundërvënë Rusisë, zbulon një sondazh.

Sondazhi, i kryer në emër të rrjetit televiziv publik ARD, tregoi se 52% e gjermanëve mendojnë se është një ide e keqe dërgimi i raketave me rreze të gjatë Taurus në Ukrainë. Vetëm 36% e mbështesin lëvizjen, ndërsa 12% janë të pavendosur.

Banorët e Gjermanisë Lindore, dikur RDGJ, janë jashtëzakonisht kundër idesë: 70% e atyre që jetojnë në shtetet lindore thanë jo. Në Gjermaninë Perëndimore, ish-Gjermaninë Lindore, 47% ishin kundër, 40% pro.

Në mesin e votuesve të partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), 76% kundërshtuan furnizimin e këtij sistemi të armëve në Ukrainë. Në të kundërt, 68% e atyre që thanë se ishin votues të Gjelbër favorizuan dorëzimin e raketave.

Qeveria ukrainase ka kohë që i kërkon Gjermanisë ta furnizojë me raketa Taurus. Megjithatë, kancelari Olaf Solz thuhet se është në mëdyshje.

Qeveria e Gjermanisë është kritikuar prej kohësh se është e ngadaltë në dërgimin e pajisjeve ushtarake në Ukrainë pasi Rusia pushtoi territorin ukrainas në shkurt 2022, por tani ajo luan një rol qendror në furnizimin e forcave të Kievit me armë dhe municione, duke përfshirë tanke në veçanti dhe sistemet e mbrojtjes ajrore.

Sondazhi është bërë të martën dhe të mërkurën, me telefon dhe online, në mesin e një kampioni prej 1216 qytetarësh.


Shtuar 18.08.2023 07:25