Viti ri nis me plagosje, i riu në Shkodër qëllohet me armë

Një person ka mbetur i plagosur në njësinë Postribë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 24:00 në momentin e ndërrimit të viteve. I riu është qëlluar me armë zjarri në këmbë nga një tjetër person e më pas është dërguar në spitalin rajonal. Personi ende i paidentifikur, nga Postriba është plagosur në këmbë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë duke nisur punën për identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes. Raportohet se policia ka arritur që të arrestojë autorin e dyshuar të plagosjes.

Ka qënë personi i plagosur ai i cili tregoi autorin, duke i ardhur në ndihmë në këtë mënyrë policisë.

Si nisi konflikti? Shtetasi i plagosur por edhe personi tjetër kanë qenë në rrugë në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Papritur janë konfliktuar mes tyre dhe në konflikt e sipër i riu ka marrë një plumb në këmbë. Policia është duke hetuar ngjarjen për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të saj për shkaqet që çuan në plagosjen e të riut.