Gjermania paralajmëron Greqinë, nuk kemi më para
Gjermania paralajëmron Greqinë mbi planin e ndihmës. Deklarata është bërë gjatë ditës së sotme nga shefi i diplomacisë gjermane Guido Westerëelle dhe vjen vetëm pak orë përpara bisedimeve urgjente mes Greqisë, Gjermanisë dhe Francës, pas vendimit të kryeministrit Papandreu për të mbajtur një referendum për marrëveshjen e arritur me BE-në.


“Ajo cka kemi rënë dakord javën e kaluar nuk mund të rivendoset në tavolinë” është shprehur Westerwelle.

Nga ana tjetër ministri gjerman i financave Ëolfgang Schäuble kërkon që Greqia të heqë dyshimet "sa më shpejt të jetë e mundur për drejtimin që dëshiron të marrë", pas shpalljes së një referendumi mbi plan europian të mbështetjes.

"Ne besojmë se Greqia është e vetëdijshme për përgjegjësitë e saj dhe se do të përputhet me vendimet e marra bashkërisht dhe unanimisht," tha Schäuble në një intervistë për një gazetë gjermane."Do të ishte e dobishme që Greqia të heqë dyshimet sa më shpejt të jetë e mundur për drejtimin që dëshiron të marrë," tha ai.

Kryeministri grek Papandreu takohet nesër në Francë me presidentin francez Sarkozi dhe kancelaren gjermane Merkel. Dje Sarkozi tha se vendimi i Papandreut ka suprizuar të gjithë Europën. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 15:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori