Gjermania pa qeveri, Merkel nuk e gjen gjuhën me Schulz
Merkelit ende nuk ka arritur marrëveshjen për formimin e qeverisë. Kancelarja gjermane shpreson se qeveria do të formohet pas bisedave në janar, përcjell Albeu.com.

Ajo shprehu sot shpresën se konservatorët e saj negociatat paraprake për formimin e qeverisë me Partinë Socialdemokrate do ti finalizojnë nga mesi i janarit, në mënyrë që më pas dy partitë të jenë në gjendje që të fillojnë negociatat zyrtare për ripërtëritjen e aleancës.

Gjatë deklaratës ajo shtoi se kërkon që formimin e një qeverie me stabilitet dhe se dy partitë suksesin e bisedave paraprake e shohin si një nevojë, për të arritur pajtim për çështje të caktuara gjatë bisedave.

E ndërsa javën e kaluar socialdemokratët morën vendimin për të filluar bisedat me partinë e Merkelit, por kryetari i partisë, Martin Schulz, tërhoqi vërejtjen se ky proces nuk nënkupton se do të formohet automatikisht qeveria e re e koalicionit.

Ai tha se Gjermania ka nevojë për një kulturë të re të udhëheqjes dhe se çfarëdo marrëveshje me konservatorët kërkon ndryshime të koalicionit të deritanishëm, i cili ka qeverisur vendin gjatë viteve të kaluara. Schulz tha se mbetet opsion edhe formimi i qeverisë së pakicës.
Shtuar më 18/12/2017, ora 20:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori