Gjermania në aksion për kapjen e 11 të dyshuarve, 2 në pranga
Dy persona të dyshuar janë arrestuar ditën e sotme nga autoritetet gjermane pas një serie të bastisjeveBerlin. Polocoa gjermane ka njoftuar se në kontrollet e ushtruara për arrestimin e 11 personave të dyshuar, marrin pjesë rreth 250 policë.

Këta persona janë pjesë e një hetimi të një grupit të militantëve të dyshuar, të cilët dyshohen se po “përgatisnin një akt të rëndë të dhunës kundër shtetit në Siri” si dhe nën dyshimin se janë marrë me pastrimin e parave.

Grupi i cili ka në përbërje kryesisht shtetas turq dhe rusë nga Çeçenia e Daghestani, dyshohet se kryesohet nga 41-vjeçari Ismet D,. i cili është njëri nga të arrestuarit ditën e sotme në Gjermani.

Ndërsa i arrestuari tjetër, Emin F., 43 vjeçar, dyshohet se i ka udhëhequr financat e grupit të dyshuar.

Policia tha se nuk ka indikacione se anëtarët e grupit po planifikonin sulme në Gjermani.

Bastisjet në Berlin kanë ndodhur disa orë pas bastisjeve në Belgjikë, ku kanë mbetur të vrarë dy militantë të dyshuar islamikë dhe një tjetër është arrestuar. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori