Gjermania ndalon "selfiet" me fletën e votimit
Ministria e Brendshme gjermane do të ndalojë fotot me smartphone në kabinat e votimit për të mbrojtur fshehtësinë e votës.

"Kush nxjerr në kabinën e votimit smartfonin e tij, mund të përjashtohet prej komisionit nga votimi", thuhet në nenin 33 të Ligjit Zgjedhor gjerman që përcakton se votuesit duhet të votojnë në fshehtësi dhe pa u vënë re.

Në zgjedhjet presidenciale në SHBA, shumë qytetarë fotografuan kutitë e votimit fletat e votimit dhe i postuan ato në internet.

Ndër ta ishte edhe një nga djemtë e fituesit të zgjedhjeve Donald Trump, por që më pas u detyrua ta hiqte për shkak se përbën shkelje të ligjit zgjedhor. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2017, ora 12:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori