Autoritetet shëndetësore në Francë dhe në Gjermani kanë këshilluar popullatën që të përdorë vetëm maska ??kirurgjikale, pasi ato prej
cope nuk mbrojnë.
Variantet e njohura deri më tani, në
fakt, ato të identifikuara në Britaninë e Madhe, Afrikën e Jugut dhe Brazil, janë më shumë ngjitëse.
Ndërkaq, Franca pritet të shtrëngojë më tej masat kufizuese të pandemisë.
Autoritetet shëndetësore atje kanë rritur distancën nga një metër në dy. Ky vendim i ekspertëve është paraqitur tek ministrat dhe pritet të miratohet.
Këshilli i Lartë për Shëndetin Publik ka deklaruar në
fakt se shumë maska ??prej
cope, shpesh të preferuara sepse lahen dhe përdoren përsëri, nuk garantojnë mbrojtje ndaj varianteve të reja.
“Ne nuk po vëmë në pikëpyetje dobinë e maskave të përdorura deri më tani”, shpjeguan
autoritetet shëndetësore, por meqenëse nuk kemi variante të reja, e vetmja gjë që mund të bëjmë është të përmirësojmë armët mbrojtëse që kemi”.
Gjithashtu edhe Gjermani ka njoftuar ndalimin e maskave copë.
Autoritetet kanë bërë me dije po ashtu edhe zgjatjen e bllokimit deri në 14 shkurt.
Ky vendim u mor gjatë një takimi virtual midis kancelares gjermane Angela Merkel dhe guvernatorëve të 16 landeve gjermanë të mbledhur për të diskutuar shtrëngimin e masave anti-Covid.
Shtuar më 22/01/2021,
ora 12:27