Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 7-vjeçari shqiptar

Një djalë 7-vjeç ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike në banesën e tij.

Menjëherë pas kontaktit me rrymën, ai është transportuar drejt Spitalit rajonal të Gjakovës, por mjekët kanë konstatuar se 7-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka dhënë detaje për Gazetën Express.

“Mrëmë rreth orës 19:20 është pranu informacioni nga Spitali Rajonal i Gjakovës se viktima i gjinisë mashkull i lindur në vitin 2015 kishte pasur kontakt me energji elektrike…Më pas nga spitali është marrë informata që fëmija ka vdekur dhe trupi i tij është dërguar për obduksion në IML”, tha Elezaj.

Gjithashtu po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/