Gjermania merr masa ndaj personave që synojnë azilin
Gjermania do t'i vazhdojë edhe për gjashtë muaj kontrollet e përkohshme në kufirin me Austrinë, për shkak të shqetësimeve se kufijtë e jashtëm të BE-së nuk janë mjaftueshëm të mbrojtur, tha Ministria e Brendshme gjermane.

Gjermania e koordinoi këtë vendim me Austrinë, Danimarkën, Suedinë dhe Norvegjinë, tha një zëdhënëse e ministrisë.

Qeveria daneze dha një njoftim të ngjashëm të premten, duke përmendur kërcënimin nga terrorizmi.

Gjermania dhe vendet e tjera që bëjnë pjesë në zonën e lëvizjes së lirë të BE-së, të njohur si Schengen, kanë vendosur kontrolle emergjente të kufijve më 2015, pasi mbi një milion refugjatë dhe migrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, kanë hyrë në Evropë.
“Synojmë që t’i kthehemi udhëtimit pa pasaporta brenda BE-së, por kushtet për këtë nuk ekzistojnë.

Shumë migrantë vazhdojnë të hyjnë në vendin tonë në mënyrë të paligjshme”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë.

Opinioni në Gjermani është thellësisht i ndarë për çështjen e migrantëve.


Shtuar më 12/10/2018, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori