Gjermania ka vetëm këtë kusht për pranimin e azilantëve
Pëlqej
Gjermani numri i vizave të punës për shqiptarë, boshnjakë dhe të tjerë nga Ballkani është rritur me 70% në tetë muajt e parë 2017.

“Die Welt” i ka kushtuar sot dy artikuj temës së punësimit të të huajve në Gjermani.“Një punë në Gjermani, shumë njerëz në vendet e Ballkanit Perëndimor e shohin këtë si të vetmen rrugëdalje nga papunësia në atdheun e tyre.

Aplikantët pjesërisht duhet të presin një vit derisa Ambasadat Gjermane në vendet e tyre t’u lëshojnë vizën e punës. Megjithatë në tetë muajt e parë të vitit është rritur me 70% në 63.000 numri i vizave të punës të lëshuara nga Agjencia Federale e Punësimit”, shkruan gazeta “Die Welt”, duke iu referuar të dhënave që posedon nga kjo agjenci, përcjell Albeu.com.

Një në tre viza pune për vendet e treta, sipas këtyre të dhënave, i ka kaluar një aplikanti nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Lehtësimi i procedurave për njerëzit nga vende si Shqipëria, Kosova apo Bosnjë-Hercegovina është aplikuar që nga fillimi i vitit 2016. /albeu.com/
Shtuar më 17/12/2017, ora 18:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori